Droni shqiptar frikeson policine e Manchesterit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Policia është frikësuar për përdorimin e mundshëm të droneve në derbin që do të zhvillohet në Manchester ditën e diel. Ndeshja kualifikuese Serbi-Shqipëri e cila u braktis pasi një dron me flamurin e Shqipërisë etnike fluturoi mbi stadium, duke bërë që tifozët serbë të shpërthenin në dhunë e përleshje, ka ngjallur frikë kudo.
Por një rast i ngjashëm është shënuar edhe më afër Manchesterit rreth dy javë më parë në Etihad, ku një burrë u arrestua pasi komandoi një dron mbi stadiumin ku po zhvillohej ndeshja mes City-t dhe Tottenhamit 4-1.
Përdorimi i papritur i pajisjeve fluturuese nëpër arena sportive paraqet një problem të ri për Policinë e Manchesterit, e cila do të jetë e pajisur me një helikopter këtë fundjavë.
Ajo ka paralajmëruar se do të arrestojë këdo që do të komandojë një pajisje fluturuese. Mësohet se 400 zyrtarë janë vendosur për të siguruar ndeshjen në fundjavë.