Spanje-Holande, sfida e hakmarrjes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spanjë-Holandë, ndeshja hapëse e grupit B të Botërorit të Brazilit duket si një dezhavu e finales së Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, kur Spanja dhe Holanda u sfiduan mes tyre për të “pushtuar” majën e botës, por nuk është kështu. Kësaj radhe sfida është vetëm fillimi i rrugëtimit drejt majës më të lartë të globit dhe pavarësisht kësaj tensioni është i lartë, të dyja skuadrat duan ta nisin mbarë këtë kompeticion. Iberikët vijnë në këtë takim si kampionët e botës dhe kërkojnë të rikonfirmojnë se janë ata që do të vijojnë të mbajnë fronin e kampionit. Holanda, nënkampionia e botës është e etur për hakmarrje, pasi ka ende të hapura plagët e humbjes së pësuar 4 vite më parë, kur në minutat e fundit të finales së Afrikës së Jugut, Injesta gjunjëzoi skuadrën e rivalit Shanjder. Gjyqtari i sfidës që do të zhvillohet në qytetin e Salvadorit, në ora 21”00 (Ora lokale), në stadiumin “Arena Fonte Nova”, do të jetë italiani 42-vjeçar Nikola Ricoli.