Spanja, 'mbreteresha' e pasimeve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nëse do t’u referoheshim statis tikave të paktën në ndeshjet në grup, atëherë do ishte e thjeshtë të gjykoje edhe se kush mund të ishte kampioni i këtij Evropiani. Por, jo pak herë historia ka treguar se jo gjithnjë skuadra që dominon arrin edhe të triumfojë. Ose jo gjithnjë një skuadër që njihet për lojën e ashpër, anasjelltas merr edhe shumë kartonë. Kështu, duke marrë parasysh vetëm ndeshjet në grupe të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, një rezyme të statistikave të tetë skuadrave çerekfinaliste, duke filluar që nga golat, kartonët, goditjet në portë, pasimet dhe deri te përqindja e dominimit në fushën e lojës përkundrejt kundërshtarit. Sakaq iberikët janë skuadra që kryesojnë në dy-tri kategori mjaft të rëndësishme dhe që evidentojnë deri në detaj forcën e kësaj skuadre.
Kështu, spanjollët kryesojnë për sa u përket pasimeve pasi në vetëm tri ndeshje kanë bërë plot 2411 pasime marramendëse për çdo rival. Më pak nga këto tetë skuadra ka bërë Anglia, e cila në tri ndeshje nuk ka shkuar më shumë se 840 të tilla. Edhe te përqindja e topit Spanja është më lart se skuadrat e tjera. Me një mesatare prej 62 për qind “furitë e kuqe” tregojnë se në ndeshjet në grup kanë qenë ato që kanë dominuar në fushën e lojës. Më dobët në këtë aspekt është sërish Anglia, skuadër kjo që në mesataren e tri ndeshjeve të luajtura nuk i kalon 23% mbajtje topi përkundrejt rivalëve. Spanja kryeson edhe për sa u përket gjuajtjeve në portat kundërshtare.
Lojtarët e drejtuar nga Visente Del Boske kanë gjuajtur 39 herë në portë, përkundrejt vetëm 9 të skuadrës greke. Për të ardhur te faullet e shkaktuara dhe të pësuara, ku kryeson Çekia nga njëra anë dhe Greqia nga tjetra. Çekët janë lojtarët që kanë shkaktuar më shumë faulle, por çuditërisht nuk janë më të ndëshkuarit me kartonë. Ndërsa grekët kanë pasur më shumë nga të gjithë, por mbajnë edhe rekordin e kartonëve, me 9 të verdhë dhe një të kuq. Madje, nga tetë çerekfinalistet, Greqia është e vetmja që ka marrë karton të kuq.
STATISTIKA PËR NDESHJET NE GRUPE
NDESHJA ME MË SHUMË GODITJE NË PORTË
14/06/2012 – Spanjë-Irlandë 4:0 – 24 goditje
NDESHJA ME MË PAK GODITJE NË PORTË
08/06/2012 – Poloni-Greqi 1:1 – 6 goditje
NDESHJA ME MË SHUMË RASTE TË GABUARA
7/06/2012 – Portugali-Holandë 2:1 – 21 raste të shpërdoruara
NDESHJA ME MË SHUMË PASIME
10/06/2012 – Spanjë-Itali 1:1 – 1271 pasime, 75% të sakta
NDESHJA ME MË PAK PASIME
16/06/2012 – Çeki-Poloni 1:0 – 877 pasime, 70% të sakta
NDESHJA ME MË SHUMË GODITJE KËNDI
16/06/2012 – Greqi-Rusi 1:0 – 17 goditje këndi
NDESHJA ME MË PAK GODITJE KËNDI
11/06/2012 – Ukrainë-Suedi 2:1 – 5 goditje këndi
NDESHJA ME MË SHUMË FAULLE
6/06/2012 – Çeki-Poloni 1:0 – 42 faulle të shkaktuara
NDESHJA ME MË PAK FAULLE
17/06/2012 – Danimarkë-Gjermani 1:2 – 14 faulle
NDESHJA ME MË SHUMË KARTONË
16/06/2012 – Çeki-Poloni 1:0 – 8 kartonë
NDESHJA ME MË PAK KARTONË
08/06/2012 – Rusi-Çeki 4:1 – Asnjë karton
17/06/2012 – Danimarkë-Gjermani 1:2 – Asnjë karton