e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kompanite e basteve: Spanje-Gjermani, ne finale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kompanite e basteve: Spanje-Gjermani, ne finale
Spanja është cilësuar si favoritja kryesore për të fituar Kampionatin Evropian nga kompanitë e basteve, e kuotuar me koeficientin 2.85. Pas saj, me një diferencë të vogël, vjen Gjermania, në kuotën 3.45. Në fakt, këto dy kombëtare u parashikuan si pretendentet kryesore që në fillim të edicionit dhe paraqitjet që zhvilluan nuk zhgënjyen në pritshmëri. Pas tyre, vjen Anglia e Italia, respektivisht me koeficientin 8.5 dhe 9, por që në fakt në gjysmëfinale shkon vetëm njëra, pasi kanën një duel direkt. Franca e Portugalia, me koeficientin 10, edhe pse luzitanët janë ndjeshëm favoritë për të shkuar deri në gjysmëfinale. Çekia e Greqia do rezultonin blofe, pasi respektivisht paguhen me koeficientin 45 dhe 55.

Analiza

Spanja në finale – Kampionët në fuqi të Evropës parashikohet sipas kompanive të basteve që të shkojnë pa shumë vështirësi në finale. Duke iu referuar koeficienteve dhe duke marrë të mirëqenë se kualifikohen skuadrat që janë cilësuar si favorite, iberikët fitojnë ndaj Francës në çerekfinale dhe në raundin tjetër do përballen me Portugalinë. Në këtë raund pritet që skuadra e Del Boskes të fitojë sërish pa shumë vështirësi dhe të gjejë veten në finale.

Gjermania në finale – Për specialistët e basteve, skuadra e Joakim Lëvit nuk do ketë asnjë vështirësi ndaj Greqisë në çerekfinale, ndërkohë që në ½-at ka më shumë gjasa që të përballet me Anglinë, sesa me Italinë. Gjithsesi, në raport me secilën prej tyre, “pancerat” janë gjithashtu favoritë për të fituar, duke siguruar një biletë që i çon në finalen e kompeticionit