e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Spaleti: Ronaldo nuk më tremb, Totin e pret stoli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spaleti: Ronaldo nuk më tremb, Totin e pret stoli

Luçiano Spaleti nuk e shikon aspak favor it Realin e Madridit, duke theksuar se Roma e tij ka shanse të barabarta.

spaletiTrajneri italian "shkund" Françesko Totin, duke deklaruar se nuk do aktivizojë lojtarë që nuk janë në maksimumin e formës, pasi më të rëndësishme janë rezultatet sesa individët.

Ndërkohë, ka analizuar gjithashtu edhe sistemin e lojës që do praktikojë, duke mohuar që të përdorë markimin në grup ndaj Ronaldos, pasi sipas tij nuk është rreziku i vetëm...

Keni besim që mund të kualifikoheni për në raundin tjetër të Champions-it?

Neve na pëlqen që të dhurojmë surpriza. Luajmë për të dhënë impulse të forta. Besoj se deri tani kemi bërë një punë të mirë dhe jemi në rrugën e duhur për të siguruar kualifikimin. Nuk do mrekullohesha nëse do shikoja ekipin tim duke luftuar deri në sekondën e fundit, pasi e di se çfarë janë të aftë të bëjnë.

Do punoni në aspektin psikologjik, për shkak të humbjeve të fundit që ka pësuar Roma në Europë, të cilat kanë qenë shumë të thella?

Edhe unë kam pësuar në të shkuarën humbje të thella, por kemi arritur edhe fitore të rëndësishme. Duhet të zbresim në fushë me synimin për të realizuar diçka të bukur. Ne duhet të kemi guxim për t'u përballur me çdo rival. Nuk zhgënjehem nga rezultatet negative, por mërzitem nëse shikoj që nuk kemi dhënë atë që vërtet zotërojmë.

Çfarë kujtimesh ka lënë Zidan në Itali?

Kujtime të paharrueshme, të një kampioni të vërtetë. Sa herë që e kishe kundërshtar, e dije se do shikoje një futboll spektakolar dhe të veçantë. Ka qenë i fortë psikologjikisht dhe transmetonte një ndjenjë superioriteti, të cilën besoj se di ta kalojë edhe te futbollistët e tij. Jam i sigurt që do bëhet trajner i madh.

Si është Toti? Do ta shohim në fushë?

Ka pasur probleme në ndeshjen e kaluar. Kohët e fundit u stërvit me grupin dhe nëse do vazhdojë me një ritëm të mirë, do ta grumbulloj. Nëse do jetë në 18-she, mund të ketë edhe minuta për të. Për mua është e rëndësishme fitorja dhe në fushë zbresin ata që janë në formën më të mirë fizike.

Sa meritë keni ju te rikthimi i tifozëve në stadium?

Tifozët vijnë vetëm kur kuptojnë se punohet seriozisht dhe fitojnë besim te skuadra. Nuk kemi zhvilluar një futboll spektakolar, por kemi dhënë gjithçka në fushë. Pa diskutim që tifozët na japin më tepër forcë. Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa të luash në një "Olimpiko" të boshatisur. Ndaj Realit do jenë elektrizues.

Do jetë Florenci lojtari që do markojë Ronaldon?

Ka shumë mundësi. Për të bllokuar një futbollist të tillë duhet një bashkëpunim midis lojtarëve, por Alesandro është i aftë të përshtatet në çdo pozicion. Madje, kundër Kristianos duhet të kesh shpejtësi dhe ai është i aftë ta plotësojë këtë kriter.

Kristiano është kritikuar kohët e fundit dhe nuk po kalon një formë të mirë. A e shikoni si element favorizues?

Jo. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe mund të bëjë diferencën në çdo kohë. Futbollist modern që ka gjithçka: forcë, shpejtësi, teknikë dhe shënon shumë gola. Gjithsesi, nuk do bëj markim në bllok ndaj tij. Kush do ta ketë përballë, do ketë edhe detyrën për t'i hequr topin. Reali nuk varet vetëm nga një futbollist.

Do jetë Xheko që nga minuta e parë?

Në ndeshje të një rëndësie dhe specifike të tillë, trajnerët mendohen gjatë për formacionin. Ende nuk e kam vendosur.

Ju u bëtë i famshëm për skemën me sulmues "9 fals". Do ta praktikoni sërish?

Kam në dispozicion shumë futbollistë cilësorë, me karakteristika të ndryshme. Kjo më jep mundësinë që të praktikoj edhe disa module. Ndaj Realit, do zgjedh një skemë që besoj se do jetë me efikase.

Sa shanse keni për t'u kualifikuar?

50%. Jemi në kuota të barabarta me Realin. Unë e njoh forcën e ekipit tim dhe mendoj se do ia dalim mbanë. Nuk është as e pamundur dhe as shumë e vështirë. Është po aq e mundur sa edhe që madrilenët të kalojnë në raundin tjetër.

Si është gjendja e De Rosit?

Është stërvitur mirë dhe do jetë i grumbulluar.