e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shifra dhe kuriozitete mbi duelin Roma-Real Madrid

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shifra dhe kuriozitete mbi duelin Roma-Real Madrid

- Klubet janë ndeshur tetë herë me njëri-tjetrin në kompeticione europiane, prej të cilave Reali ka fituar katër herë, Roma në tre raste dhe një barazim.

real madrid roma- Në verën e kaluar, dy klubet realizuan një miqësore në Melburn, e cila përfundoi në barazim pa gola. Italianët fituan më pas me penallti 7-6.

- Hera e fundit që janë përballur në ndeshje zyrtare daton në edicionin 2007/08, kur Roma e Spaletit fitoi 2-1 në të dyja sfidat, në shtëpi dhe transfertë.

- Roma po kërkon që të sigurojë çerekfinalet për herë të parë që nga viti 2008.

- Klubi italian ka statistikat më negative prej skuadrave pjesëmarrëse në 1/8-at e Champions-it sivjet, sa u përket golave të pësuar, pasi e kanë nxjerrë topin nga rrjeta e tyre plot 16 herë.

- Në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi përballë rivalëve spanjollë, Roma numëron gjashtë fitore, një barazim dhe pesë humbje.

- Reali i Madridit vjen në këtë raund, pasi i fitoi të gjashta ndeshjet e fazës në grupe. - Madrilenët nuk kanë fituar asnjë nga tetë ndeshjet e fundit në transfertë kundër ekipeve italiane, duke arritur katër barazime.

- Zinedin Zidan ka luajtur pesë sezone në Itali me fanellën e Juventusit (1996-2001), duke fituar dy tituj kampionë. Në ndeshjet e tij si futbollist kundër Romës numëron tri fitore, tre barazime dhe një humbje.

- De Rosi, Naingolan dhe Kasemiro janë një karton larg pezullimit për ndeshjen e radhës.

- Roma ka humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar, duke barazuar në shtatë raste.