e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pesë yjet e Romës që Reali nuk i mori dot

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pesë yjet e Romës që Reali nuk i mori dot

Reali i Madridit është një klub shumë i vështirë për t'u refuzuar dhe një mundësi që të vjen një herë në jetë. Por, ka edhe prej atyre lojtarëve që spanjollët nuk kanë arritur t'i blejnë dot. Madje, pesë të tillë luajnë sot me Romën.

tottiToti

U bë idhull i padiskutueshëm i tifozërisë së Romës, pasi mori guximin të refuzojë tri oferta konkrete nga Reali. E fundit ishte në vitin 2009, kur po i përfundonte kontrata. "Françeskon e kam dashur gjithnjë, por nuk ia dola që ta bind dot", ka thënë Florentino Perez kohë më parë.

Maikon

Kur Murinjo shkoi në Madrid, e kërkoi me ngulm. Por, zikaltrit refuzuan çdo ofertë. De Rosi - U tentua në merkaton e vitit 2010, por Roma nuk pranoi.

Pjaniç

E kanë tentuar që para se të luante për Romën, por kanë bërë ofertë zyrtare edhe verën e kaluar. Gjithsesi, boshnjaku nuk ka pranuar, edhe pse dëshiron që ta realizojë këtë transferim në të ardhmen. Është ende 25 vjeç.

Naingolan

Ishte futbollisti që pritej të vishej madrilen në fund të edicionit. U cilësua si lojtari i preferuar i Benitezit për mesfushën, por largimi i teknikut spanjoll ka pezulluar gjithçka