e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sot debuton Januzaj

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sot debuton Januzaj

Dita e 6-të e kampionatit botëror të futbollit që po zhvillohet në Brazil do të jetë dhe dita e debutimit të shqiptarit që luan për Belgjikën, Adnan Januzaj. Ndeshja Belgjikë-Algjeri, e vlefshme për grupin G të Botërorit, që do të luhet në orën 18:00, do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë sportdashësit shqiptarë për t’u krenuar me talentin 21-vjeçar që luan për Manchester United dhe që përfaqëson ngjyrat verdhezi. Januzaj nuk është shqiptari i vetëm që luan në këtë botëror, veç tij janë dhe tetë lojtarë të tjerë që marrin pjesë në këtë eveniment madhështor. Një ditë më parë në kampionatin që po zhvillohet në Brazil debutoi me Gjermaninë, Shkodran Mustafi.

I riu që luan për Sampdorian në Serinë A, doli buzagaz nga sfida, pasi gjermanët fituan me rezultatin 4-0 ndaj Portugalisë. Dy ditë më parë ishte Zvicra me pesë shqiptarë që fitoi ndaj Ekuadorit me rezultatin 2-1. Një prej dy golave e shënoi shqiptari Mehmedi, ndërsa tre shqiptarët e tjerë që ishin në formacion, Behrami, Shaqiri dhe Xhaka zhvilluan një performancë të shkëlqyer, duke e veshur Botërorin e Brazilit edhe me ngjyrat kuqezi. Të vetmit shqiptarë që kanë debutuar me humbje në këtë botëror kanë qenë ata që përfaqësojnë kombëtaren greke. Gjergji Kone dhe Sotir Nini  kanë lënë fushën të trishtuar, pasi kombëtarja helene ka humbur me rezultatin 3-0 ndeshjen e parë në këtë eveniment ndaj Kolumbisë. Urojmë që debutimi i Januzajt të jetë i suksesshëm dhe thelbësor për fitoren e përfaqësueses së tij.