e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Belgjika permbys Algjerine, Januzaj nuk luan asnje minute

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Belgjika permbys Algjerine, Januzaj nuk luan asnje minute

Mision i përmbushur, por sa lodhje deri në fund. Belgjika ka përmbysur rezultatin kundër Algjerisë, duke e mundur 2-1 në ndeshjen debutuese në “Brazil 2014” dhe del në krye të grupit H. Kombëtarja afrikanoveriore e ka trembur Belgjikën, duke zhbllokuar rezultatin me një 11-metërsh të Feghulit në minutën e 25-të.

Por në pjesën e dytë, trajneri Vilmots shkund “Djajtë e Kuq”, të cilët fillimisht barazojnë me Felainin (70’) dhe pastaj kalojnë në epërsi me Mertensin (80’).

Në këtë ndeshje, edhe pse i grumbulluar në stol, nuk luajti shqiptari që ka pranuar të veshë fanellën belge Adnan Januzaj.

Ndeshjen e radhës kombëtarja e Vilmotsit do ta luajë kundër Rusisë së Kapelos më 22 qershor.