Skuadrat favorite per te fituar Kupen e Botes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tashmë që ndeshjet e para në fazën e grupeve kanë përfunduar dhe kanë nisur ndeshjet e dyta, të gjithë po bëjnë parashikimet në bazë të performancës së treguar nga skuadrat se kush do të jetë fituesja e Kupës së Botës “Brazil 2014”. Sipas një klasifikimi të bërë nga “The Guardian”, Holanda është skuadra kryesore pretendente, kjo sigurisht pa llogaritur ndeshjen e djeshme me Australinë që e vuri fort në dyshim këtë status, e ndjekur nga Gjermania dhe Franca. Në fund të listës ndodhen Hondurasi, Greqia dhe Australia. Portugalia pas humbjes së rëndë ndaj Gjermanisë, ndodhet në vendin e 21, ndërsa përpara saj ndodhen Rusia (20), Zvicra (17), Anglia (13), Belgjika (12).
Lista me skuadrat pretendente për të fituar Kupën e Botës:
Holanda:
Tulipanët ndodhen në krye të renditjes pas turpërimit që i bënë skuadrës spanjolle fituesit në fuqi të Kupës së Botës dhe Kupës së Europës, por pa marrë në konsideratë ndeshjen e tyre me Australinë. Nga tre tek 5 lojtarë në mbrojtje nuk kishin saktësisht stilin e futbollit total, por megjithatë arriti që të surprizonte edhe skuadrën më të mirë.
Mbajtja e topit: 36.1%. Saktësia në pasimeve: 81.4%. Saktësia e gjuajtjeve: 76.9%. Goditje në portë: 10
Gjermania:
Kanë humbur mundësinë të jenë në krye të listës për arsyen e vetme se fitorja e tyre ishte kundër 10 lojtarëve. Tashmë konsiderohet udhëheqësja e grupit të saj dhe në fazën tjetër do të përballet me vendin e dytë të Grupit H. Me shumë mundësi në çerekfinale do të luajë kundër Francës. Ndeshje të lehta për Gjermaninë. Gjithsesi, kush ka nevojë për sulmues?
Mbajtja e topit: 56.5%. Saktësia në pasime: 88.9%. Saktësia e gjuajtjeve: 66.7%. Goditje në portë: 13
Franca:
Një fazë e re për Gjelat. Vetëm tre lojtarë të skuadrës që mposhti Hondurasin, kanë luajtur në Botërorin e 2010. Nuk u duk se e ndjenë shumë mungesën e Franck Ribery dhe skuadra franceze parashikohet të ketë rrugën më të lehtë drejt çerekfinaleve se çdo skuadër tjetër. Karim Benzema është në kulmin e formës së tij.
Mbajtja e topit: 70.8%. Saktësia në pasime: 91.0%. Saktësia e gjuajtjeve: 33.3%. Goditje në portë: 4
Italia:
Fitorja ndaj Kosta Rikës do t’i konfirmojë si kryesues të grupit. Në fillim të Botërorit ka ekzistuar një pesimizëm për të kaltrit, por e njëjtë ishte situata edhe në vitin 2006, kur ata u shpallën më pas kampion bote. Rikthimi i Gianluigi Buffon mund të ndodhë në ndeshjet pasardhëse.
Mbajtja e topit: 55.5%. Saktësia në pasime: 93.2%. Saktësia e gjuajtjeve: 33.3%. Goditje në portë:18
Argjentina:
Kanë sulmin më të frikshëm, por në ndeshjen kundër Bosnje-Hercegovinës mbrojtja e tyre tregoi edhe një herë tjetër problematikat e saj. Sigurisht që Lionel Messi nuk mund t’i shpëtojë ata në çdo ndeshje. Apo mundet? Trajneri Alejandro Sabella ende nuk e ka të qartë nëse formacioni 5-3-2 apo 4-3-3 funksionon më mirë për skuadrën e tij.
Mbajtja e topit: 59%. Saktësia në pasime: 90.2%. Saktësia e gjuajtjeve: 22.2%. Goditje në portë: 16
Kolumbia:
Nuk kanë shpresuar për një fillim më të mirë sesa ai në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, pavarësisht grupit të dobët në të cilin ndodhen. Radamel Falcao është një mungesë e madhe për ekipin, por ata festuan golat e tyre të bashkuar, cilësi që ndihmon skuadrat të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion.
Mbajtja e topit: 48.1%. Saktësia në pasime: 82.6%. Saktësia e gjuajtjeve: 54.5%. Goditje në portë: 11
Brazili:
Një fitore dhe një barazim për skuadrën e Brazilit. Fakti që luajnë në shtëpinë e tyre i bën ata favoritë në këtë Botëror, por Kili ose Holanda do të jenë kundërshtarët e tyre në fazën e 1/16. Hulk është në dyshim për shkak të dëmtimit, ndërsa Fred është shumë larg formës së tij më të mirë.
Mbajtja e topit: 57.2%. Saktësia në pasime: 84.7%. Saktësia e gjuajtjeve: 54.5%. Goditje në portë: 25
Kroacia:
Ndodhen në listën e 10 skuadrave favorite, pavarësisht humbjes së tyre në ndeshjen hapëse kundër Brazilit, në të cilën treguan një madhështi të vërtetë në lojën e tyre dhe rezultati mund të ishte ndryshe në rast se gjyqtari nuk do të vendoste ndeshjen. Luka Modric nuk është stërvitur për shkak të dëmtimit, por mund të jetë i gatshëm në ndeshjen kundër Kamerunit, ndërsa Mario Mandzukic është rikthyer pas pezullimit.
Mbajtja e topit: 39.1%. Saktësia në pasime: 78.3%. Saktësia e gjuajtjeve:30%. Goditje në portë: 14
Meksika (11); Belgjika (12); Anglia (13); Kosta Rika (14); Bregu i Fildishtë (15); SHBA (16); Zvicra (17); Koreja e Jugut (18); Bosnje-Hercegovina (19); Rusia (20); Portugalia (21); Uruguai (22); Japonia (23); Ekuadori (24); Gana (25); Algjeria (26); Nigeria (27); Irani (28); Kamerun (29); Honduras (30); Greqia (31); Australia (32).