Permbysje e Holandes, Australia jashte Boterorit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Holanda “fluturon” sërish dhe pas Spanjës pak ditë më parë, ka mundur sot Australinë 3-2 në Beira-Rio. Ndeshja, mjaft spektakolare, zhbllokohet në minutën e 20-të, me golin e Robenit, por 70 sekonda më pas është Tim Kahill, i cili me një supergol me një goditje fluturimthi barazon rezultatin. Në pjesën e dytë Australia kalon në epërsi (52’)falë një 11-metërshi me Jedinak. Por pas 5 minutash Van Persi çon shifrat sërish në barazim dhe në minutën e 67-të, vjen goli i parakalimit i shënuar nga Depai, falë edhe reagimit të dobët të portierit Rajan.