Skolari:Ronaldo luajti ndeshje prej kapiteni
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Nëse luajmë në këtë mënyrë, mund të fitojmë Evropianin. Shënuam dy gola, goditëm dy herë shtyllën dhe një herë traversën”, tha Ronaldo për gazetarët pas ndeshjes. “I kërkova Nuno Gomesit t’i jepte Ronaldos shiritin e kapitenit, në mënyrë që ai të ndihej më i motivuar dhe kështu ndodhi”, tha Skolari për gazetarët, pas ndeshjes për momentin e zëvendësimit të sulmuesit me Nanin në minutën e 69-të. Ronaldo, duke u spostuar më shumë në sulm, luajti një ndeshje prej kapiteni në 20 minutat e fundit, duke udhëhequr ekipin në pozicionin e mbajtur më parë nga Nuno Gomes. “Ideja ishte që t’i jepnim atij një shtytje, për t’i rritur më shumë dëshirën, kështu që ai të mposhtte lodhjen, të bënte edhe një driblim tjetër, edhe një pas tjetër, ndoshta edhe një gol tjetër”, tha Skolari. “Kam qenë kapiten edhe herë të tjera. Në turne të mëdha përgjegjësia është e njëjtë. Është gjithnjë diçka e bukur të luash me shiritin në krah, - tha Ronaldo. – Unë preferoj të luaj në krah, por mund të luajë edhe si sulmues, sepse dua ta ndihmoj skuadrën. Përpiqem gjithmonë ta ndihmoj ekipin, luaj për të, - shtoi Ronaldo. – Gjëja më e rëndësishme është se skuadra fitoi dhe që sipas mendimit tim, luajti shumë mirë”.