e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

35 Milion euro në stol!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
35 Milion euro në stol!
Është njësoj si të lësh ne stol rreth 35 milion Euro. Ka qenë një cimentim i të paparashikueshmit Luis Aragones, "Don Kishoti" i denjë i futbollit. Pasi, mes te tjerave, la Raulin ne shëtepi dhe justifikoj, ne mënyrë të pabesueshme me lodhje, mosthirjen e  Bojan në kombëtare, që është 17 vjec; pasi nuk humbet asnjë rast për të lavdëruar futbollin Italian (gjë që në Spanjë askush tjetër nuk e bën), tani ja që, ai po mendon të lërë mes rezervave dhe një tjetër  simbol të eksporit iberik, i  cili është po aq i njohur, sa dhe plazhet e majorkës: Francesk Çesk Fabregas. Dhe ai është përgjigjur: :"Si urdhëron!" Një fat cinik dhe i pakuptimtë: më parë të japin fanellën me numrin 10 dhe më pas të lënë në stol. Është e habitshme se si ndollin disa rastësi caktuara: 100 kilometra me larg, ka një situatë të ngjashme në kampin Italisë. Daniele De Rosi, një tjetër talent i nivelit botëror, ka patur nderin që ti jepet fanella me numrin 10, por ai nuk është as pak i sigurtë nëse do të jetë titullar, përkundrazi. Dhe vlera ne treg është e njëjtë me atë të Fabregas: 35 milion Euro.