Podolski:"Ky ishte hapi parë"
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tani kemi disa ditë pushim dhe do rigjenerohemi që të jemi sërish sulmues”, u shpreh pas fitores sulmuesi Lukas Podolski. Paraqitjen e skuadrës e ka përgëzuar edhe kapiteni i Mikael Balak. “Ne ishim të përqendruar në maksimum dhe bëmë shumë pak gabime. Duhet të kishim shënuar edhe golin e dytë shumë shpejt. I lamë shumë fushëveprimi Polonisë, por për fat në ato momente shënuam edhe golin e dytë. Modeli me Podolskin në krahun e majtë funksionoi mjaft mirë. Fitorja e parë na bën më shumë optimistë dhe tani do përqendrohemi te kroatët”, theksoi Balak.