Skenderbeu, i karikuar ne start
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kur mungojnë më pak se 5 ditë nga nisja e superligës shqiptare të futbollit, skuadrat shqiptare kanë nisur menjëherë përgatitjet për duelet e para. Skënderbeu, kampion i Shqipërisë, dëshmoi një ditë më parë se është gati për përballjen me Elbasanin në “Qemal Stafa” ditën e shtunë, ndërsa la të kuptohet se Mirel Josa ka gati rreshtimin 4-2-3-1 për të vijuar diktatin në kampionatin shqiptar. Në portë pritet të jetë Orges Shehi. Në qendër të mbrojtjes, Radas dhe Osmani. Anësorë pritet të jenë Kristi Vangjeli dhe Arapi. Para mbrojtjes Nimaga dhe Markoni, ndërsa në mbështetje të sulmit treshja Progni, Shkëmbi dhe Berisha. Në sulm pritet të jetë i vetëm Sefa, i ardhur nga Besa e Kavajës.