e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skënderbeu, 2 fitore në 11 transferta me të kuqtë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu, 2 fitore në 11 transferta me të kuqtë

Supersfida e së hënës do të vendosë një pjesë të rrugëtimit të gjatë për titullin kampion të këtij viti, pasi përballet Partizani i vendit të dytë me Skënderbeun e vendit të parë. Korçarët shkojnë në këtë transfertë me avantazhin e katër pikëve.paxhinone 6-7 Partizani-Skënderbeu 2-1 Çast nga ndeshja e fazës së parë Sigurisht, përveç sfidës në fushë dhe asaj në tribuna mes dy tifozërive, e rëndë- sishme është edhe statistika e këtyre dy takimeve, ku në 20 sfidat e fundit Skënderbeu ka marrë epërsinë përballë Partizanit.

Korçarët kryesojnë statistikat me nëntë fitore në 20 ndeshjet e fundit, ndërsa Partizani ka fituar vetëm 7 prej tyre dhe katër sfida janë mbyllur në barazim.

Edhe për sa i përket golavarazhit korçarët janë më superiorë, pasi kanë shënuar 25 gola, dy më shumë sesa Partizani, që e ka tundur 23 herë rrjetën e Skënderbeut në këto përballjet e fundit.

Sa u përket takimeve të luajtura në "Qemal Stafa", bardhekuqtë numërojnë vetëm 2 fitore në 10 takimet e fundit. Gjashtë takime i kanë fituar të kuqtë, ndërsa tre janë mbyllur në barazim pa gola. Kjo do të jetë sfida e radhës për këto dy ekipe, që luajnë për të vendosur fatin e titullit kampion.

TRANSFERTAT E SKËNDERBEUT
25.10.15 Partizani - Skënderbeu 2 : 1
09.02.15 Partizani - Skënderbeu 0 : 0
11.09.14 Partizani - Skënderbeu 1 : 0
04.05.14 Partizani - Skënderbeu 1 : 2
02.03.14 Partizani - Skënderbeu 0 : 0
14.05.08 Partizani - Skënderbeu 2 : 0
21.10.07 Partizani - Skënderbeu 4 : 0
08.04.06 Partizani - Skënderbeu 3 : 1
25.11.05 Partizani - Skënderbeu 3 : 0
22.04.00 Partizani - Skënderbeu 2 : 3
15.05.99 Partizani - Skënderbeu 0 : 0