e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dervishi: Bledi Shkëmbi i ka dyert e hapura te Partizani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dervishi: Bledi Shkëmbi i ka dyert e hapura te Partizani

Bledi Shkëmbi është një njohje e vjetër e Partizanit. Ndon-ëse veshi vetëm një sezon fanellën e kuqe, korçari gëzon respekt dhe admirim të veçantë te tifozët, por edhe te drejtuesit e klubit.dervishi Së fundmi, kapiteni i Skënderbeut nuk po kalon një situatë të mirë dhe ditë më parë ka deklaruar se ky është sezoni i fundit me korçarët. Shkëmbi për "Panorama Sport" pohoi se ka pasur oferta edhe nga dy klube të madhe në vend, por mendoi që t'i mbetej besnik skuadrës së vendlindjes me shpresën për të fituar titullin e gjashtë radhazi.

Te klubet që mendohet se kanë kërkuar shërbimet e korçarit ka qenë edhe Partizani. Për këtë gjë, "Panorama Sport" ka kontaktuar drejtorin e Përgjithshëm të "demave", i cili nuk u shpreh specifikisht rreth ofertës për kapitenin e Skënderbeut.

Gjithsesi, Dervishi me ofertën publike i turbullon ujërat para takimit të radhës, ku, sipas tij, Shkëmbi i ka gjithnjë dyert e hapura te Partizani.

"Për sa i përket Shkëmbit, dua të jap mendimin tim personal, por jo si drejtor i klubit. Për kontributin që Bledi ka dhënë për fanellën e kuqe, respektin dhe solidaritetin e treguar për klubin edhe në ditët e vështira, ai gjithnjë i ka dyer e hapura te Partizani", u shpreh drejtori Dervishi.

Deklarimin e tij Dervishi nuk e shikon si një ngacmim para ndeshjes me Skënderbeun, por thjesht si një shprehje respekti dhe solidariteti për lojtarin, i cili te Partizani gëzon një admirim të veçantë.