e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skemë e punuar disa herë, mbrojtja e Tiranës gaboi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skemë e punuar disa herë, mbrojtja e Tiranës gaboi

I ftuar në "Rubrikën Sportive" në TVSH, me moderatore Hygerta Sakon, ka qenë edhe Sulejman Starova, i cili ka bërë shpjegimet e tij për suksesin e arritur të Partizanit në derbi. Fillimisht i pyetur për ndikimin e tij në atë fitore, "Bobi" ka kërkuar që të shpërndahet merita sipas atyre që u takon.starova "Është diçka e ekzagjeruar që të thuhet se kam pasur unë dorë. Kjo, pasi nga pak ndikim kanë të gjithë ata që e rrethojnë skuadrën. Sportistët, stafi teknik dhe presidenca, të cilët, nëse janë në harmoni të plotë, bëjnë që rezultatet të mos mungojnë", shprehet fillimisht Starova. P

artizani e fitoi derbin me dy gola nga goditjet standarde dhe për Starovën ka një shpjegim teknik sesi kanë ardhur ato. "Dua që të vë pak në pah faktin që ishte një skemë e thjeshtë në pamje, për ekzekutimin e asaj skeme në goditjen standarde.

Ishte diçka e provuar edhe në stërvitje dhe që u ndihmua edhe nga vendosja e gabuar e mbrojtjes së Tiranës. Kjo, pasi kur kundërshtari shkon në fundore, një nga mbrojtësit e qendrës dhe ai i djathtë duhet të mbulojnë të gjithë pasqyrën e portës.

Mendoj se ishte një rreshtim i gabuar. Nuk do të thotë asgjë fakti që ke shumë lojtarë në mbrojtje, por e rëndësishme është sesi mbrojnë ato. Tirana u shfaq me pesë për të qenë shumë e sigurt, por rreziku mund të vijë në të gjitha format.

Kur një skemë e përgatitur në stërvitje përfundon me gol, kënaqësia që të dhuron është shumë e madhe", ka deklaruar Starova. Në shpjegimin e tij, ish-trajneri i të kuqve ka bërë edhe analizën e triumfit, sipas tij, për të treguar "çelësin" e suksesit në këtë ndeshje.

"Përgatitja fizike e skuadrës është shumë e mirë. Grumbullimet e shumta kanë sjellë avantazhet e veta, pavarësisht se ndikojnë te xhepat e presidentit. Është një armë e fuqishme e Partizanit", ka deklaruar ndër të tjera Starova në TVSH.