e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani mbush 100 ditë pa fitore në transfertë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani mbush 100 ditë pa fitore në transfertë

Të kuqtë e kryeqytetit dje kanë nisur përgatitjet për transfertën e Ballshit, takim i cili do të luhet të mërkurën, në orën 14:00, në stadiumin "Adush Muça".partizani Gjatë seancës së djeshme u vu re mungesa e golashënuesit më të mirë të ekipit, Xhevahir Sukaj, i cili u dëmtua në derbi dhe do të mungojë ndaj Bylisit. Shkodrani po ndjek një terapi riaftësuese me shpresën që të jetë gati për Skënderbeun.

Për këtë takim rikthehet Ditmar Bicaj, por Labinot Ibrahimi mungon, pasi është i dënuar me 8 ndeshje nga Disiplina. Pas suksesit me bardheblutë, Partizani do të kërkojë fitoren e radhës, por ndaj ballshiotëve "demat" duket të kalojnë edhe ngërçin e transfertave që i shoqëron prej muajsh.

Më 9 mars mbushen 100 ditë nga momenti që Partizani ka fituar për herë të fundit në transfertë. Suksesi i fundit i Partizanit jashtë kryeqytetit daton më 28 nëntor, ku në stadiumin "Zeqir Ymeri" fitoi 1-0 ndaj Kukësit.

Në këtë takim, të kuqtë fituan me golin e Mentor Mazrekajt, takim i vlefshëm për javën e 13-të të kampionatit.

Nëse Partizani i trajnerit Agostineli synon vërtet fitimin e titullit kampion, transferta e Ballshit është prova reale se sa vlen skuadra dhe sa shanse kanë për realizimin e objektivit madhor. Në fazën e parë, të kuqtë kanë fituar 2-1 në Ballsh, vuajtën për ta realizuar suksesin, që erdhi falë golit të Sukajt në fund të ndeshjes.