Frozinone fiton bastin Ajeti, me të në fushë pësohet më pak
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Arlind Ajeti është shndërruar në një pikë të fortë te skuadra e Frozinones. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po e ndihmon ekipin e Stelones për të arritur mbijetesën.
Me të në fushë, Frozinone pëson më pak gola dhe ka siguri në mbrojtje. Shqiptari është aktivizuar në 9 ndeshje dhe skuadra ka pësuar 12 gola, pra 1.3 gola për ndeshje.
Pa Arlind Ajetin, Frozinone ka luajtur 19 ndeshje dhe ka pësuar 41 gola, 2,1 për ndeshje. Mediat italiane i kanë thurur elozhe mbrojtësit kuqezi dhe e kanë vlerësuar me nota shumë pozitive.