e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lajme të mira për Flamurtarin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lajme të mira për Flamurtarin

Flamurtari vijon përgatitjet për ndeshjen me Tiranën që do të luajë nesër në transfertë, ku kërkohet rezultati pozitiv.lushtaku Para seancës së djeshme, trajneri Ramadani ka bërë edhe rolin e psikologut, teksa ka kërkuar nga ekipi që të jetë i qetë dhe të ketë vetëbesim, duke harruar ndeshjen me Tërbunin.

Ardi Shehaj do të jetë mungesë e sigurt për Tiranën, pasi është i dëmtuar, si dhe pritet të shikohet gjendja e Grecës. Për sfidën e kryeqytetit rikthehen Lushtaku dhe Alvesh që ishin dënuar për shkak të kartonëve.