e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Daja në hall për disa nga titullarët, shqetëson infermieria

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Daja në hall për disa nga titullarët, shqetëson infermieria

Dita e djeshme ka qenë një tjetër seancë stërvitore për Tiranën. Nën drejtimin e trajnerit Daja, bardheblutë kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës me Flamurtarin.daja tirana Si të mos mjaftojë zhgënjimi dhe atmosfera e zymtë pas humbjes në derbi, trajneri duhet që të bëjë disa plane për sfidën e radhës.

Kjo, pasi në seancën stërvitore të djeshme janë vënë re disa lojtarë që nuk kanë qenë nën urdhrat e teknikut. Kërçiku e Smajli kanë goditje në kavilje dhe nuk janë stërvitur, ndërkohë që mbetet për t'u parë sot nëse do të kalojnë dëmtimet që kanë.

Gjithashtu, Karan, Gilman Lika e Teqja nuk janë stërvitur me ekipin. Dy të parët kanë pasur një gjendje të lehtë gripale, ndërkohë që Teqja ka disa probleme shëndetësore për të cilat është dashur të bënte edhe një kontroll të specializuar. Gjithçka do të siglohet sot, edhe sa i përket formacionit anti-Flamurtari.