e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skema e De Biasit perballe Frances

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skema e De Biasit perballe Frances

Giani De Biasi jep indiciet e para për formacionin që do të hedhë në fushë të shtunën ndaj Francës. Në ndeshjen e kontrollit ndaj të rinjve të Akademisë së Futbollit, italiani hodhi në fushë një formacion të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, me një mesfushë të dendur, por cinike kur skuadrës i jepet rasti të sulmojë portën kundërshtare. Në portë e nisi nga minuta e parë Etrit Berisha, në qendër të mbrojtjes përkrah Canës u rreshtua Ajeti, në krahun e djathtë Hysaj, ndërsa në të majtë Aliji. Migjen Basha u vendos para mbrojtjes, me Kacen dhe Lilën përkrah tij, ndërsa Roshi dhe Lenjani nga krahët e mesfushës mbështesnin sulmuesin e avancuar Sokol Cikalleshi.

Gjatë lojë De Biasi bëri ndryshime të shumta në formacion, duke i aktivizuar të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, përvec Memushajt, i cili nuk ishte i pranishëm për shkak të impenjimit me Pescarën në futbollin italian. 15-0 ishte rezultati përfundar i këtij takimi, që u luajt me 3 pjesë nga 30 minuta, ku shifrat dhe diferencat në cilësi lënë pak vend për analizë teknike. Serinë e golave për kuqezinjtë e hapi Sokol Cikalleshi, i cili arriti ta conte 4 herë topin në rrjetë, ndërsa Bekim Balaj, i hedhur në fushë në dy pjesët e fundit, shënoi 6 gola. Dy herë realizoi Herolind Shala, ndërsa lista e golashënuesve u kompletua nga Roshi, Sadiku dhe Rrahmani.