Milani siguron Martinez, tani nis misioni Ibrahimovic
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milani nuk di të ndalet në merkato. Kuqezinjktë janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Jackson Martinez, ndërkohë që më pas do të tentohet edhe për të siguruar shërbimet e Ibrahimovic.
Milan synon të transferojë dy sulmuesit e njohur për të forcuar organikën për sezonin e ri. Adriano Galliani është në Portugali në negociata me Porton për futbollistin kolumbian, por ai është në kontakt edhe me drejtuesit e Paris Saint-Germain për rikthimin e suedezit në San Siro.
“Gianlucadimarzio.com” shkruan se klubi francez është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së Ibrahimovicit për faktin se rrezikojnë ta humbin falas në verën e vitit të ardhshëm.
Galliani është optimist se ky është një faktor në favor të kuqezinjve. Martinez – Ibrahimovic mund të bëjnë një ëndërr realitet në shtëpinë e kuqezinjve.