Skela, ndoshta te RB Lajpcigu: Te shikojme, gjithçka e mundur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E ardhmja e Ervin Skelës mund të jetë skuadra e RB Lajpcigut në Regionalliga gjermane (Liga IV), e cila drejtohet nga trajneri Peter Pakult, ish i Rapidit të Vjenës, ku luan Hamdi Salihi. Një lajm i tillë bëhet e ditur nga mediat gjermane. Pakult dëshiron patjetër një përforcim për mesfushën e tij, që t’i japë fantazi lojës dhe të nxjerrë shumë lojtarë para portës kundërshtare. Dhe ky njeri mund të quhet pikërisht Ervin Skela (34 vjeç). Futbollisti i kombëtares shqiptare (68 ndeshje me përfaqësuesen) stërvitet prej shumë ditësh pranë skuadrës së “demave”, sikurse etiketohet ndryshe ekipi i Rb Lajpcigut). Por forma që ai ka treguar gjatë kësaj periudhe nuk ka kaluar pa lënë përshtypje te drejtuesit e klubit apo te stafi teknik i këtij klubi. Megjithatë vetë lojtari shqiptar është treguar disi i përmbajtur, pasi për momentin nuk ka asgjë zyrtare.
“Unë si fillim dëshiroj vetëm të stërvitem me këtë skuadër. Çdo gjë do të mund ta shikojmë ndryshe në një kohë të mëvonshme”. Gjithsesi historia duket pak si interesante. Para dy viteve ish-bosi i këtij klubi, Andreas Sadlo, dëshironte ta sillte këtë lojtar me një teknikë shumë të mirë (313 ndeshje të zhvilluara mes Bundesligës I dhe II për skuadra të tilla si Bielefeld, Frankfurt, Kaizerslautern und Kotbus) në Lajpcig. Tani i joshur nga ai duket trajneri Peter Pakult. “Sipas meje, Regionalliga do të jetë akoma edhe më interesante me këtë skuadër. Dhe Lajpcigu e Drezdeni janë padyshim qytetet më të bukura të Lindjes”, nënvizoi Skela. Sot në orën 16.00, në testin kundër skuadrës së Oberligas, Auerbah, Skela do të jetë në fushë me skuadrën. Më pas do të vendoset, nëse ai do të nënshkruajë një kontratë. Por ajo që ka thënë Skela lart duke se duhet të nënkuptohet që shqiptari e ka RB Lajpcigun si një kartë të fundit për të lëvizur, pasi për momentin ai vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre profesioniste në kampionatet e futbollit që vlen.