e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Novara: Ujkani qendron Cani te Polonia Varshava

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Novara: Ujkani qendron Cani te Polonia Varshava
Merkato e verës ka rezervuar të ardhme të kundërt për dy lojtarë shqiptarë, që janë në pronësi të Palermos. Samir Ujkani do të qëndrojë te Novara, për të luajtur në Serinë A me skuadrën surprizë të sezonit të kaluar. Klubi piemontez u rezistoi sulmeve të Sampdorias për “gardianin”, që e cilëson si element thelbësor për sezonin e ardhshëm. Drejtori sportiv i Novarës, Mauro Pederxoli, tha: “Ujkani është në bashkëpronësi të Novarës e Palermos dhe pak kohë më parë vendosëm që ai të luajë këtu edhe një vit: përjashtoj çdo mundësi që të largohet”. Ndërkohë, Palermo vazhdon të reduktojë kontingjentin dhe po mbyll huazimin e sulmuesit Edgar Cani jashtë Italisë. Shqiptari 22-vjeçar, që vitin e kaluar luajti te Modena, tashmë do të aktivizohet për një sezon te Polonia Varshava në Ekstraklasan polake.