e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skandali me cmimin e biletave, ne Elbasan 70 euro, ne Serbi 9 euro

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skandali me cmimin e biletave, ne Elbasan 70 euro, ne Serbi 9 euro

Ekziston një paradoks në çmimin e biletave mes stadiumit Elbasan Arena në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, ku bileta më e shtrenjtë kushtonte 70 euro, dhe stadiumit të Partizanit në Beograd ku bileta më e shtrenjtë në ndeshjen Serbi-Shqipëri kushton vetëm 9 euro. Në Elbasan Arena çmimi i biletave në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë arriti deri në 70 euro, ose 100 mijë lekë. Ndërsa çmimi më i lirë i biletave, që ishte prapa portave kushtonte 7 euro ose 10 mijë lekë, për të mos folur për tregun e zi, ku çmimi për një bilete arrinte vlera shumë të larta për një sportdashës shqiptar.

Krejt e kundërta ndodh në Beograd, aty ku sot do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë. Aty ka 3 lloje biletash, ku bileta më e shtrenjtë, është ajo në tribunë që kushton 1000 dinarë, ose 9 euro, karshi 800 dinare ose, 7 euro dhe pas portave 400 dinare ose 2.5 euro. Gazetari Artan Hoxha, në rrjetin social Facebook, ka postuar një biletë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku vërtetohet shumë qartë që bileta në tribunë kushton vetëm 1000 dinarë (9 euro).