e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi: "Do t'ua 'nxijme' jeten serbeve'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi: "Do t'ua 'nxijme' jeten serbeve'

Kombëtarja shqiptare hyn me objektiva të qartë në duelin e nesërm me Serbinë. Kështu shprehet trajneri italian, Gianni De Biazi, i cili siguron se Kuqezinjtë do të mundohen të dalin të pamposhtur nga stadiumi i Partizanit.

“Ndeshja në Beograd do të jetë mjaft e vështirë dhe pres një atmosferë të zjarrtë. Nuk do të jetë e lehtë të luajmë në një atmosferë si kjo. Për shkak të asaj që ka ndodhur në të kaluarën, do të jetë mjaft e ‘nxehtë’. Shpresoj që nesër njerëzit ta kuptojnë se sporti është mbi politikën dhe urrejtjen”, deklaroi trajneri italian.

“Do të përballemi me ekipin më të mirë. Favoritë në grup janë ende Serbia, Danimarka e Portugalia, por ne nuk jemi më Hirushja, siç na kanë konsideruar në të kaluarën. Do të mundohemi t’ua ‘nxijmë’ jetën serbëve”, tha De Biazi.