Serbe, kini kujdes nga Shqiperia 'e vogel'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqipëria shkon në Beograd si kryesuese e grupit me katër pikë në dy ndeshje. Kjo u jep të drejtë që të jenë optimistë për takimin e sotëm që do të jetë kyç në përcaktimin e rrugës drejt kualifikimit për në Kampionatin Europian “Francë 2016”. Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana duke folur për faqen serbe informative “Alo”, thotë se, Shqipëria tashmë është favorite për të zënë vendin e parë në Grupin I.
“Pas barazimit me Danimarkën grupi është bërë më i vështirë. Jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha ekipet. Mendoj se Portugalia është favorite për të qenë e para në grup pavarësisht se i mundëm në Lisbonë. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë Serbinë dhe Danimarkën”, është shprehur Cana.
Por ju keni harruar Shqipërinë? Ju i tronditët portugezët dhe për pak u iku fitorja ndaj Danimarkës…
Kemi një nisjte të jashtëzakonshme, kjo nuk kundërshtohet. Nuk arritëm të merrnim 6 pikë, pasi danezët barazuan në fund. Ne po rritemi si ekip, pasi kemi një brez të rinj lojtarësh shumë të mirë.
A do ta ketë Shqipëria forcën që pas Portugalisë të shtrijë në tokë dhe Serbinë në mes të Beogradit?
Ky është synimi i të gjithë neve. Fakti është se ne jemi ende një ekip i vogël, port ë aftë për të luftuar ndaj çdo ekipi dhe në çdo ndeshje shkojmë për të fituar. Duam që të kualifikohemi për në Kampionatin Evropian dhe për këtë na duhet të marrim pikë. Nëse përsërisim ndeshjen me Portugalinë dhe Danimarkën mund ta surprizojmë dhe ta mundim Serbinë, që ka një numër të madh lojtarësh me kualitet të lartë.
"Do ta ndaloj mikun tim, Dordevica"
Kapiteni i Shqipërisë ka dhe një mesazh për shokun e ekipit të Lacios, Filip Djordjeviç. “I kam thënë që dua shumë gola me bluzën e Lacios, por do ta ndaloj të bëjë këtë gjë sonte në Beograd. Nuk do ta lejoj që t’i shënojë Shqipërisë.