e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mediat serbe shkruajne per Canen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mediat serbe shkruajne per Canen

Gazeta sportive B92 sot ka raportuar për kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Mediat serbe sot kanë shkruar për mbrojtësin dhe njëherësh kapitenin e Kombëtares shqiptare. B92 raporton se kur Cana është në formë, atëherë edhe Shqipëria është në formë të mirë.

“Kur Cana nuk është në formë, e tërë Shqipëria nuk është në formë. Ish-lojtari i Marseillet dhe tani i Lazios është faktori kryesor i skuadrës së Shqipërisë”, shkruan B92. Si kapiten i skuadrës, ai e mban linjën e tij dhe është perfekt në qendër të mbrojtjes. Ai ka sjellë sigurinë italiane në mbrojtjen e Shqipërisë”, vazhdon tutje portali serb.