e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ndeshja me Danimarken, Rama: Gjynah te barazosh ndeshjen qe e ke ne dore

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndeshja me Danimarken, Rama: Gjynah te barazosh ndeshjen qe e ke ne dore

Kryeministri Edi Rama e ka përjetuar sfidën e sotme të Kombëtares shqiptare ndaj Danimarkës, si tifoz në stadiumin "Elbasan Arena", por edhe me anë të postimeve në rrjetet sociale. Tre orë përpara sfidës Kryeminsitri Rama ka postuar në rrjetin social "Twitter" 3 pamje nga stadiumi "Elbasan Arena" duke ndezur kështu prag sfidën. "Tre pamje tre orë para sfidës në #ElbasanArena #ForcaShqipëria", shkruante Kryeministri Rama në postimin e tij.

Ndërsa në momentin e golit të Ermir Lenjanit, Kryeminsitri Rama nuk ka mundur të mos shkruante një brohorimë "Goooooll... #ForcaShqiperia", për golin e epërsisë së skuadrës shqiptare. Ndërsa në fund të pjesës së parë Kryeminsitri Rama me anë të një postimi, ka ftuar të gjithë tifozët që të ngrihen në këmbë për të përcjellë me brohoritje në dhomat e zhveshjes fituesit e pjesës së parë, futbollistët e kombëtares shqiptare.

"Të gjithë në këmbë për të përcjellë me brohoritje në dhomat e zhveshjes fituesit e pjesës së parë #ForcaShqipëria", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.  Por në fund të takimit, Kryeministri Rama nuk e ka fshehur zhgënjimin për barazimin e ardhur në minutat e fundit. "Gjynah të barazosh ndeshjen që e ke në dorë, po sidoqoftë respekt #kuqezinjve për një tjetër rezultat të pazakonshëm!", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.