Demtohet serbi Markovic, do te mungoje ndaj Shqiperise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një lajm i mirë vjen për Kombëtaren Shqiptare në prag të ndeshjes me Serbinë. Dëmtimi që pësoi Lazar Markoviç në ndeshjen Armeni-Serbi është më i komplikuar se sa u duk fillimisht dhe sulmuesi i krahut që luan në Premier League me Liverpoolin do të mungojë në sfidën e Beogradit ndaj Shqipërisë.
Lajmin e kanë konfirmuar të gjitha mediat serbe dhe kjo është zyrtare. Flitet se Markoviç do të qëndrojë nga dy deri në tre javë jashtë fushave të futbollit, kështu që ai nuk ka asnjë shans për të zbritur në fushë përballë kombëtares kuqezi. Trajneri i Serbisë, Dick Advoocat me mungesën e Markovic do ta ketë akoma edhe më të vështirë të formojë një 11-tëshe titullare për sfidën ndaj Shqipërisë pasi nuk ka në dispozicion as emra të tillë si Adem Ljaiç, Neven Subotiç apo Nemanja Vidiç.