Skandal me çështjen Alla, Disiplina e fal, FSHF e fsheh!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bylisi barazoi ndaj Flamurtarit në ndeshjen e fundit, mirëpo në atë takim u ndëshkuan shumë futbollistë.
Mes tyre, padrejtësisht, Alla u ndëshkua me një karton të verdhë, ndërkohë që duhet të kishte shkuar për Ledion Muçajn.
Komisioni i Disiplinës e ka zgjidhur këtë çështje dhe zyrtarët e FSJF-së kanë njoftuar të premten klubin ballshiot se Alla nuk është i pezulluar kundër Vllaznisë. Një ditë më vonë (dje), kanë qenë të tjerë zyrtarë të FSHF-së që kanë komunikuar sërish me zyrtarë të klubit ballshiot duke u komunikuar se Alla nuk duhet të luajë kundër Vllaznisë. Pas kësaj, klubi ballshiot ka reaguar ashpër kundër FSHF-së, duke e cilësuar padrejtësi dhe ndihmesë të Vllaznisë në dëm të Bylisit.
"Ditën e premte është mbledhur Komisioni i Disiplinës me kryetar Eno Bushin, i cili ka marrë në shqyrtim edhe çështjen e lojtarit të Bylisit, Albi Alla, të cilit, bazuar në rregullore, por edhe në pamjet filmike, iu hoq kartoni i marrë në ndeshjen me Flamurtarin dhe iu ngarkua Ledion Mucajt me numër 17.
Për këtë vendim, klubi i Bylisit është njoftuar me mesazh nga zyrtarë të FSHF-së, por edhe gojarisht, ku është pranuar heqja e kartonit për mesfushorin Albi Alla dhe se lojtari do të luante në sfidën me Vllazninë. Mirëpo, të shtunën (dje), sekretari ka komunikuar që në klub të vijë vendimi me e-mail. Klubit i është thënë, po nga zyrtarë të FSHF-së, se lojtari nuk duhet që të luajë, madje ky inskenim është bërë qëllimisht për të dëmtuar skuadrën e Bylisit.
Për ne si klub, nuk bëhet fjalë nëse luan apo jo, por është një padrejtë- si, e cila bëhet qëllimisht për të na dëmtuar para ndeshjes me Vllazninë. Klubi ka mesazhin nga zyrtarë të federatës ku i është dhënë OK-i ditën e premte se çështja e Allës është zgjidhur dhe lojtari duhet që të luajë ndaj Vllaznisë, pasi kartoni i është hequr.
Ky është një skandal i radhës i zyrtarëve të FSHF-së ndaj Bylisit. Ndaj edhe ne si klub po reagojmë ndaj kë- tyre prapaskenave, të cilat po na dëmtojnë vazhdimisht, për të vënë në dijeni edhe kreun e FSHF-së, z. Armand Duka, se kush i bën këto pabesi në dëm të skuadrës sonë. Duam të demaskojmë këto skandale dhe duam të dimë: kush është ajo dorë e fshehtë që vepron kundra Bylisit dhe që me çdo kusht dëshiron të shpëtojë Vllazninë?!", shkruhej në komunikatën për shtyp të klubit të Bylisit.