e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Drejtori Laluci: Arbitrat të bëjnë kujdes, i ndalim korçarët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Drejtori Laluci: Arbitrat të bëjnë kujdes, i ndalim korçarët

"Flamurtari duhet të marrë maksimumin në ndeshjen e sotme përballë Skënderbeut në Korçë", kështu shprehet për "Panorama Sport" drejtori i përgjithshëm i Flamurtarit, Vangjel Laluci. flamurtari stervitjeSipas tij, skuadra është e detyruar që të fitojë takimin me Skënderbeun dhe të shpalosë më të mirën e tij. Edhe pse e shikon një sfidë të vështirë, drejtori i klubit vlonjat beson në kualitetet që ka Flamurtari.

"Ndeshja me Skënderbeun do të jetë e vështirë. Kundërshtari ka objektiva të mëdha dhe jo më kot kryeson kampionatin, por edhe ne nuk jemi pas. Përpos gjendjes sonë dhe renditjes në klasifikim, unë them me plot gojën që Flamurtari ka lojtarë shumë të mirë në përbërje, lojtarë që bëjnë diferencën. Ndaj ekipi i di mjaft mirë detyrimet që ka. Ndeshja me Skënderbeun patjetër që ka vështirësitë e veta, por lojtarët duhet ta ndiejnë peshën e madhe që ka kjo fanellë dhe të japin më të mirën në Korçë, duke marrë një rezultat pozitiv", u shpreh fillimisht Laluci.

Arbitrat

Drejtori Laluci në vijim pohoi se i druhet vetëm gjykimit në ndeshjen e sotme me Skënderbeun. Ai apelon që arbitrimi të jetë sa më i drejtë, i ndershëm dhe korrekt. Drejtori i klubit vlonjat fajëson gjykimin, si një element i rëndësishëm që ka bërë që Flamurtari të jetë në këtë situatë.

"Ne duam një gjykim të ndershëm, korrekt dhe sa më të saktë. Ekipi nuk ka qenë keq. Përkundrazi, ka bërë mirë gjatë kësaj periudhe, por jemi dëmtuar nga arbitrat. Këta të fundit janë bërë edhe shumë qesharakë me vendimet që kanë marrë, duke na dëmtuar. Nuk kemi asgjë kundër gjyqtarëve, madje nuk kemi folur as kur ata na kanë bërë padrejtësi, por jo ta bëjnë baltë. Duam gjykim të ndershëm. I kemi dërguar një notë proteste FSHF-së, ku kemi kërkuar që gjyqtarët të jenë sa më seriozë. Apeloj edhe një herë, që qysh nga ndeshja me Skënderbeun, arbitrat të bëjnë kujdes. Ne duam vetëm hakun tonë", tha Laluci.

Përgatiti: Ermal Sika