Skandal bastesh ne Greqi, 16 zyrtare nen hetim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Plas në futbollin grek. Rreth 16 zyrtarë të lartë të futbollit grek, mes të cilëve edhe presidenti i Olimpiakosit, Evangelos Marinakis, po hetohen për trukime ndeshjesh. Sipas “The Guardian”, numri 1 i klubit grek akuzohet për bashkëpunim në fiksimin e rezultateve të ndeshjeve gjatë dy sezoneve resht. Prokuroria greke po heton edhe gjyqtarë dhe drejtues të Federatës Greke të Futbollit, të cilët akuzohen për mashtrim dhe tentativë për korrupsion për një seri ndeshjesh nga viti 2011 deri më 2013.
Marinakis është bërë pronar i klubit më të titulluar në Greqi që nga viti 2010, ndërsa nga gushti i këtij viti e deri në shtator të 2011 ka mbajtur postin e presidentit të Ligës Greke dhe atë të zëvendëspresidentit të Federatës Greke të Futbollit. Në muajin nëntor kampionati grek u ndërpre për dy javë për shkak të sulmit fizik ndaj zëvendëspresidentit të komitetit kombëtar të arbitrimit, Christoforos Zografos, incident që mendohet se ka lidhje pikërisht me skandalin e manipulimit të ndeshjeve.