e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Situata/ Tirana Kukësi, dritat peng i një sahati

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Situata/ Tirana  Kukësi, dritat peng i një sahati

Operatori i Shpërn darjes së Energjisë Elektrike mban pezull "Selman Stërmasi"-n. Tirana - FlamurtariKlubi i Tiranës ka bërë gjithçka gati që ndeshja e javës së 27-të të luhet me drita, por zyrtarisht ende nuk mund të thuhet që impianti i rikonstruktuar rishtas të ndezë projektorët.

Edhe pse drejtuesit aktualë të bardhebluve kanë mbyllur një pjesë të detyrimeve të vjetra financiare që ka pasur stadiumi ndaj Elektrikut, ende nuk është instaluar sahati. Vendosja e tij nga ana e OSHEE-së po mban pezull axhendën e Tirana-Kukësi. Klubi ka arritur një marrëveshje me Elektrikun, por e vetmja gjë që po mban pezull është pikërisht vendosja e matësit. Vetëm pasi të montohet, klubit i lind e drejta që të ndezë dritat e "Selman Stërmasi".

Paraprakisht FSHF-ja ka vendosur se ndaj Kukësit do të luhet të dielën në orën 17:00, megjithatë vetëm këto dy ditë do të jepet fjala e fundit. Kabllot, instalimet dhe regjistrimi i projektorëve janë totalisht gati, por tashmë ka mbetur vetëm që të vendoset sahati dhe rrjedhimisht të lidhet energjia.

Sqarimi

Gazeta kontaktoi me drejtorin e Përgjithshëm të Tiranës, Saimir Shehri, për ta pyetur për këtë çështje. Ai sqaroi për "Panorama Sport" se brenda kësaj jave do të përcaktohet gjithçka. "Nga ana jonë është gjithç- ka gati, me 99 për qind ndaj Kukësit do të luhet me drita. Ne kemi bërë marrëveshje me OSHEE-në dhe besoj se për këto ditë do vendoset sahati", tha shkurtimisht drejtori i bardhebluve.

Inaugurimi

Në mos këtë fundjavë, e sigurt është që në ndeshjen e radhës, e cila përkon edhe me startin e fazës së 4-t, Tirana të inaugurojë zyrtarisht dritat e stadiumit të saj të ri. Ky impiant, sikundër deklaroi edhe vetë presidenti Refik Halili, deri më tani ka kushtuar 800 mijë euro, pasi shifra mund të rritet ndjeshëm, kur dihet që është në proces edhe ndërtimi i lokalit, por jo vetëm.

Përgatiti: ADELA MERKO