Konte do lërë Italinë pas Francës, Donadoni favorit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Antonio Konte më ka komunikuar se në fund të kampionatit europian eksperienca e tij në stolin e kombëtares do të përfundojë.
Ndien që e thërret fusha çdo ditë dhe kjo është e kuptueshme".
Lajmin e pritur e konfirmon vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio.
"Kthehem në një klub"
Konte, nga ana e tij, e komentoi vendimin e tij nga profili i "Facebook":
"Ndiej se duhet të kthehem për të drejtuar një klub, duke pasur mundësinë që ta stërvis atë çdo ditë. Faleminderit presidentit Tavekio që më shoqëron çdo ditë në këtë aventurë të shkëlqyer. Në këto momente përqendrimi ynë maksimal është kthyer nga Europiani, ku do të kërkojmë që me punën dhe sakrificën të shfrytëzojmë maksimalisht potencialet tona. Kush më njeh, e di që impenjimi im do të jetë total".
Raportet
Burime pranë federatës konfirmojnë se marrëdhëniet mes Tavekios e trajnerit mbeten shumë të mira dhe vendimi që mori Konte është ' udhëhequr vetëm nga vullneti për të punuar çdo ditë në fushë.
Skenarët
Miqësoret me Spanjën dhe Gjermaninë (24 dhe 29 mars) janë në prag, por gjatë kësaj periudhe normalisht që do të flitet edhe për pasardhësin e teknikut dhe "Figc" tashmë e ka hapur zyrtarisht ankandin.
Ajo preferon që ta sigurojë firmën me të përpara qershorit. Donadoni është momentalisht në krye të preferencave të Tavekios dhe ndiqet nga Ranieri. Nuk është një mister as opsioni Ventura. Por, mund të rikthehet në modë edhe mundësia që Kapelo të veshë tutat, një trajner me përvojë të jashtëzakonshme për të përballuar presionin e sezonit të ardhshëm, i cili do të jetë i tmerrshëm.
Ai nis me një miqësore me Francën në shtator, pastaj Izraeli dhe Spanja (në Kupën e Botës "Rusi 2018" shkon vetëm skuadra e parë dhe e dyta do të luajë në "play off").
Por i lirë është edhe Prandeli dhe, ku i dihet, ndoshta dikush nga federata ka menduar edhe emrin e ish-trajnerit. Andrea Abodi, presidenti i Ligës së Serisë B dhe këshilltari i federatës, hedh idenë se trajneri i ri duhet të qëndrojë për një projekt 10-vjeçar. Kandidatët e tjerë janë Mançini, Maxarri, Kanavaro, Di Françesko, Zakeroni dhe Guidolin.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO