Siti ne frymen e fundit, Arsenali eshte i treti
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançester Sitit iu desh të priste deri në minutën e 93-të për të thyer mbrojtjen më të dobët të Premier Ligës, atë të Ridingut. Është Garet Berri, pas një krosimi të Silvës, ai që u jep fitoren kampionëve që vuajtën jo përballë skuadrës që vizitonte “Etihad”-in me 6 humbje radhazi. “Qytetarët” përfitojnë, duke iu afruar për momentin në -3 pikë kushërinjve të Junajtid. Ashtu siç po shkonin gjërat, kjo fitore mund të konsiderohet e artë. Sepse përpara golit të mesfushorit të Anglisë, me Balotelin sërish në tribunë dhe debutuesin 18-vjeçar Karim Rekik në krahun e majtë (mungonte Klishi dhe Kolarov), Siti nuk kishte shkëlqimin e duhur. Të vetmet raste të pastra për gol i patën Tevez, por gjuajtja e argjentinasit u prit nga Federiçi dhe Xheko, që e dërgoi pak sipër traverse goditjen e këndit të ekzekutuar nga “Apashi”.
Arsenali - Fitore minimale edhe për “topçinjtë”. Mjaftueshëm për të arritur triumfin e 3-të radhazi në Premier Ligë, i cili u mungonte që prej muajit mars dhe u ngjitën në vend të 3-të. Në “DW Stadium” vendos Arteta nga penalltia pas një ore lojë. Londinezët shfrytëzojnë maksimalisht goditjen nga pika e bardhë, pas një faulli naiv të Bosezhurit në dëm të Uollkotit. Protestojnë ashpër tifozët e Uiganit, por edhe trajneri Martinez. “Uollkot e vodhi penalltinë. Ndërsa ne na e mohuan kur Gibs preku topin me dorë”, – u ankua trajneri i Uiganit. Pas një starti të mirë të vendësve, Martinez ndryshon mesfushën, duke avancuar MekKartin. Uigani rrezikon të shënojë me Konen, i cili nuk tregohet i qetë përpara Sheznit. Pas penalltisë, djemtë e Vengerit presin në gjysmëfushën e tyre, por ruajnë avantazhin e çmuar deri në fund.
Liverpuli - Ishin përgatitur për një betejë të vështirë në “Anfield Road” përballë Fulhemit, por kanë gjetur një nga ndeshjet më të lehta të sezonit. Liverpuli ka shkatërruar 4-0 skuadrën e Berbatovit falë golave të Skrtel, Xherrard, Dauning dhe të përhershmit Luis Suarez. Mbrojtësi danez çeli serinë e fitores me një gjuajtje fluturimthi pas një goditjeje këndi. Xherrard shënoi golin e dytë pak minuta më vonë, ndërsa Dauning që startoi në mënyrë surprizë në 11-shen e të Roxhersit, festoi golin e tij të parë në Premier Ligë me fanellën e “reds”-ave. Për të vulosur pokerin mendoi Luis Suarezi në shtesë.
Totenhemi - Kur përballen dy prej skuadrave më në formë të momentit, barazimi nuk është një çudi. Kështu ndodhi në “White Hart Lane”, ku Totenhemi dhe Stok Siti nuk shkuan më shumë se një 0-0. Begoviç bëri mrekullinë kur priti gjuajtjen e islandezit Sigurdson me kokë në minutat shtesë. Vilas Boas kishte paralajmëruar se mbrojtja e “poçarëve” ishte ndër më të fortat në Europë dhe ashtu rezultoi edhe dje. Tekniku portugez, i cili nuk mund të pretendonte shumë për rezultatin, u ankua për lojën e ashpër të skuadrës së Toni Pulis. Spërsat u parakaluan nga Arsenali falë golavarazhit.