Xhaka merr cmimin 'Ambasador Nderi' nga 'Sport Sans Frontieres'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollisti Granit Xhaka, lojtar i skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach, ka ardhur në Prishtinë bashkë me familjen e tij për të kaluar festat e fundvitit. Atje ai u nderua me çmimin “Ambasador Nderi” nga organizata franceze “Sport Sans Frontieres” (Sport pa kufij). Xhaka u paraqit në selinë e organizatës, ku u prit nga ambasadorja franceze në Kosovë, Estelle Maitre. Para tij, këtë çmim e kishte marrë futbollisti francez, Lilian Thuram. “Jam shumë i nderuar për këtë çmim. Unë do të mundohem edhe në të ardhmen që sa më mirë të prezantoj veten dhe të jem shembull i mirë për shqiptarët”, tha Xhaka, i cili gjithashtu vizitoi edhe ambientet e KF Prishtina.
Xhaka u prit nga drejtori i KF Prishtina Remzi Ejupi dhe nënkryetari i klubit Ahmet Kurtolli. “Jam shumë i lumtur që jam në mesin tuaj”, tha Xhaka, i cili para shumë gazetarëve kosovarë foli edhe për objektivat e tij në Bundesligë. Ai tha se do të vazhdojë të luaj te Borusia dhe do të mundohet të tregojë talentin e tij të një futbollisti profesional. Gjatë konferencës, Xhaka nuk harroi të fliste edhe për bashkëlojtarin e dikurshëm në Bazel, Xherdan Shaqirin. “Xherdanin e kam shok dhe komunikojmë shpesh me të”, tha Xhaka, duke mos e harruar golin që ai u shënoi në ndeshjen derbi në Bundesligë.