e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Siti, 32 mln euro per Mandzukic

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Siti, 32 mln euro per Mandzukic

Mançester Siti ishte pa asnjë sulmues në dispozicion në ndeshjen e fundit kundër Kristal Palas pasi që të tre sulmuesit ishin të dëmtuar dhe trajneri Pelegrini u detyrua të fusë 18-vjeçarin Pozo. Megjithëse Siti fitoi 3 me 0 edhe me mungesën e sulmuesve Aguero, Dzeko dhe Jovetiç, Pelegrini ka nisur të mendojë që të marrë një sulmues në muajin janar.

Duke qenë se është  në vend të dytë në kampionat dhe ka përballjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve Sitin e pret një muaj i vështirë në shkurt ndaj është hedhur në sulm për të marrë sulmuesin kroat të Atletiko Madrid, Mario Mandzukiç. Mandzukiç u transferua nga Bajerni te Atletiko për 22 milionë euro këtë verë por duke qenë se ka treguar një formë shumë të mirë vlera e tij në merkato është rritur. Pelegrini ka bërë gati 32 milionë euro për të.