Shqiptari ne ekipin e pare te Cityt
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Talenti i ri shqiptar Bersant Celina për herë të parë është ftuar në stërvitje me sakuadrën e parë të Manchestet Cityt. Sulmuesi nga Kosova është pjesë e klubit anglez në skuadrat zinxhir dhe është ftuar nga tranjeri kilian. 18-vjeçari i lindur në Prizren, ishte transferuar nga skuadra norvegjeze Stromgodset, që edicionin e kaluar ishte shpallur kampion i këtij shteti.
Talentin e Bersantit e vlerësuan lartë skautët e Manchester Cityt, që e transferuan në Angli. City do të zhvillojë 4 ndeshje brenda pak ditëve dhe nuk përjashtohet mundësia që në njërën nga ndeshjet e ardhshme të kampionit aktual anglez, ta shohim Bersantin në mesin e futbollistëve të ftuar nga Manuel Pellegrini.