e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Milan-Atletiko shkembejne Torres-Cerci

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milan-Atletiko shkembejne Torres-Cerci

Milani dhe Atletiko Madridi kanë bërë një shkëmbim të bujshëm në prag të merkatos së dimrit. Spanjollët kanë rikthyer në skuadër ish-lojtarin e tyre, Fernado Torres, ndërsa kuqezinj kanë ofruar pranë tyre italianin Alessio Cerci. Galiani arriti të gjente akordin me Madrilenët, në një shkëmbim kokë më kokë për 18 muaj. Tashmë drejtuesit e klubit kuqezi duhet vetëm të gjejnë akordin ekonomik me lojtarin, që aq shumë e kishin kërkuar gjatë merkatos së verës.

Njëkohësisht Milani fiton derbin me Interit, që gjithashtu kishte shprehur interes për lojtarin. Kjo është një tjetër provë që Adriano Galiani vazhdon t’i mbajë premtimet që bën kur është fjala për lojtarë me emër. Një shkëmbim i pastër, që ka lënë të dy palët të kënaqur pasi si Torres ashtu edhe Cerci nuk arritën të ambientoheshin me skuadrat e tyre të reja.

“El Nino” rikthehet në shtëpi ndërsa trajneri Diego Simeone, shok skuadre me Torresin te Atletiko, gjen zëvendësuesin e Mandzukiç. Deri tani marrëveshja mes klubeve është verbal, pasi e zeza në të bardhë pritet të hidhet në vitin 2015, kur të hapet merkato. Një dhuratë edhe për Inzaghi-n që më në fund do të ketë në dispozicion një lojtarë krahu, të shpejtë dhe me kualitet.