e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sinani parashikon spektakël: Jam i sigurt, fiton Vllaznia

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sinani parashikon spektakël: Jam i sigurt, fiton Vllaznia

Vioresin Sinani parashikon një "klasike" të mirëfilltë sot në "Reshit Rusi". Përtej pozitave jo fort komode për të dyja skuadrat, "bomberi" i mirënjohur shkodran deklaron se fakti që ky 90- minutësh është përcaktues për objektivat e Vllaznisë dhe Tiranës do të shoqërohet me spektakël.Vioresin-Sinani"Nesër (sot) pres që të shoh 'klasiken' e vërtetë shqiptare. Edhe pse klubet janë në situatë jo fort të favorshme, kjo përballje ngjall gjithnjë emocione në stadium dhe askush nuk dëshiron që ta humbasë.

Ndeshen dy ekipe me diferenca në renditje, bardheblutë që synojnë Europën, ndërsa Vllaznia qëndrimin në këtë kategori. Por kjo nuk do të ndikojë kurrsesi te paraqitja, pasi do të shohim një takim spektakolar. Unë kam besimin e plotë se do të jetë një duel i gjithi për t'u shijuar", deklaroi fillimisht Viori.

Parashikimi - Autori i 208 golave në kampionatin shqiptar është tepër optimist për Vllazninë e tij. Sinani e thotë me bindje se fitorja do të shkojë për vendësit. "Në futboll janë të tre rezultatet. Mirëpo kësaj here kam besimin e plotë se Vllaznia do të jetë fituese.

Unë e vlerësoj dhe respektoj maksimalisht ekipin e Tiranës, pasi përherë tregon shpirt e karakter, por jam optimist se këtë takim do ta fitojnë kuqeblutë. Tirana ka problemet e veta ashtu si edhe Vllaznia. Në këtë takim Tirana duket me më shumë probleme.

Shkodranët, nga ana tjetër, do të shfrytëzojnë mirë edhe faktorin fushë që është shumë domethënëse në përballje të tilla. Mbështetjen e tifozërisë, kuqeblutë kanë ditur gjithnjë që ta shfrytë- zojnë si 'armë'", shtoi shkodrani.

Keqardhja - Në fund të fjalës së tij, ish-futbollisti, kampion i Vllaznisë dhe Tiranës, ndien keqardhje që këto dy klube emblemë të kampionatit shqiptar luajnë për Europë dhe mbijetesë. "Jo vetëm mua, por të gjithëve u vjen keq që shikojnë Vllazninë e Tiranën të ndeshen në një situatë të tillë.

Ekipi i Cungut kërkon fitoren për mbijetesë, ndërsa skuadra e Dajës që të mos u shkëputet më rivalëve që janë në zonën 'Euro'. Përpara këto dy skuadra rivalizonin me njëratjetrën për tituj kampionë apo Kupa, ndërsa sot gjërat janë ndryshe. Do të dëshiroja që shumë shpejt përballje të tilla t'i shikoja si pretendente për trofe, pasi që të dyja klubet janë bukuria e kampionatit", përfundoi Sinani.