Gashi në festë, shijon fitoren e parë me Kolorado Rapids
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas humbjes në debutim me ekipin e Kolorado Rapids, sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi ka shijuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, fitoren e parë në MLS.
Bomberi kuqezi sëbashku me skuadrën e tij kanë fituar 1-0 në shtëpi përballë Lops Anxhelos Galaksi një skuadër me emra të mëdhenj, si Najxhel De Jong, Stivën Xherard e Robi Kin.
Gashi ka qenë titullar në këtë sfidë duke spikatur si një nga më të mirët. Sulmuesi ka goditur disa herë portën, por ka qenë i pafat.
Në minutën e 84-t Gashi u zëvendësua, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes shpërtheu edhe festa për Kolkoradon. Sulmuesi Papa, shënoi një gol spektakolar, që vlen 3 pikët e para të sezonit.
Full highlights from #COLvLA. (Hint: watch till the end)
Posted by Colorado Rapids Soccer Club on 2016-03-12