e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Simeone i thotë po Çelsit, do të fitojë 12 mln euro në vit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Simeone i thotë po Çelsit, do të fitojë 12 mln euro në vit

Sondazhi i bërë nga "Mirror" në javën e kaluar tregoi se 86 për qind e tifozëve të Çelsit shohin te Masimiliano Alegri trajnerin e duhur për t'i ringritur blutë e Londrës pas këtij sezoni shumë të dobët.

AC Milan v Club Atletico de Madrid - UEFA Champions League Round of 16

Por ndërkohë, qëndresa e fortë që vjen nga Torino, ku drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Xhuzepe Marota, e ka blinduar italianin 48-vjeçar: "Alegri do të qëndrojë me ne për shumë vjet".

Dhe për këtë arsye, krerët e skuadrës angleze kanë nisur të vëzhgojnë përreth, ku zgjedhja e dytë ka rënë mbi trajnerin e Atletikos së Madridit, Diego Pablo Simeone, me të cilin bisedime ka pasur edhe në muajt e kaluar.

Madje, në ishullin britanik ka nisur të përflitet se argjentinasi tashmë u ka dhënë aprovimin e tij drejtuesve, por edhe presidentit rus, Roman Abramoviç, për të drejtuar Çelsin. Një faktor të fortë ka luajtur edhe oferta e bërë, duke qenë se Simeones i është garantuar një page vjetore prej 12 milionë eurosh neto në sezon, saktësisht dyfishi i asaj që ai përfiton aktualisht tek Atletiko e Madridit.