Nga rekordet e Ibrës, tek ato të Kavanit e Di Marias
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
? Zlatan Ibrahimoviç u bë lojtari i parë që shënon në 10 sezone radhazi të Ligës së Kampioneve.
? 34-vjeçari ka shënuar në të tria ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.
? Suedezi është përfshirë gjithashtu në 9 prej 11 golave të fundit të PSG-së në të gjitha kompeticionet (7 gola dhe 2 asiste).
? Por Ibra shënoi vetëm golin e 7-të në 36 ndeshjet me eliminim direkt në Champions, krahasuar me 38 të shënuar në 79 ndeshjet e fazës së grupeve.
? Parisi pësoi golin e parë në shtëpi këtë sezon në Champions.
? Xhon Obi Mikel shënoi golin e dytë të karrierës në Champions. Për herë të parë, mesfushori i Çelsit kishte realizuar ndaj Sportingut të Lisbonës në dhjetor 2014.
? Parisi ka fituar vetëm 2 nga 7 ndeshjet e tyre në Champions kundër Çelsit: 3-1 në shtëpi në vitin 2014 dhe 2-1 dje. Bilanci i tyre është 3 barazime dhe 2 humbje.
? 8 lojtarë të lindur në Brazil ishin titullarë mbrëmë të dy skuadrave: Maksuell, Luiz, Silva, Markuinjos, Mota dhe Lukas për PSG-në dhe Kosta dhe Uillian për Çelsin. Dy brazilianë të tjerë ndodheshin në stol: Kenedi dhe Oskar (Çelsi). Vetëm 1 anglez ishte në fushë: Kejhill (Loftus-Çik në stol).
? Edinson Kavani është përfshirë në 5 gola në 7 ndeshjet e deritanishme ndaj Çelsit në Champions: 3 gola, 2 asiste. "El Matador" shënoi me prekjen e pestë ndaj Çelsit. Uruguaiani theu edhe serinë e tij më negative në këtë kompeticion: nuk kishte shënuar në 5 ndeshjet e fundit përpara kësaj.
? Angel Di Maria ka shënuar 3 gola dhe dhënë 2 asiste këtë sezon në Ligën e Kampioneve: I rilindur!