Simeone: Jam nervoz, jo i merzitur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tranjeri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka deklaruar se ai nuk është i mërzitur por nervoz që nuk ka arritur qëllimin e tij. “Nuk ndihem i mërzitur. Ndihem nervoz sepse nuk kam arritur qëllimin tim, por tani ndihem më i qetë me të gjithë këtë situatë. Ndeshja mbaron atëherë kur gjyqtari dëshiron, nuk kam gjë tjetër për të shtuar.” Duke folur për incidentin e ndodhur midis tij dhe mbrojtësit madrilen Varane, ai ka thënë: “Varane gjuajti një top në drejtim të stolit tonë dhe kjo më nervozoi shumë. Por kjo do ti shërbejë eksperiencës së tij dhe ai do të mësojë shumë. Është një lojtar i madh me një të ardhme të ndritur.” “Jam munduar ti kujtojë lojtarëve se duhet të jenë kompetitiv deri në fund të ndeshjes dhe unë jam krenar për ta, luftuan deri në fund”, ka thënë Simeone.