Kush eshte skuadra e sezonit?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Menjehere pas finales se Champions League, ne te cilen Real Madrid fitoi ndaj Atleticos me rezultatin 4-1, eshte publikuar edhe skuadra me fubollistet me te mire ne Europe. Ne skuader ndodhen kater lojtar te Real Madridit, tre te Atletico Madrid dhe nje nga Chelsea, Dortmund dhe PSG.
Ne porte eshte zgjedhur portieri i talentuar i Atletico Madrid, Thibaut Courtois. Edhe pse vetem 22 vjeç, belgu ka bere nje paraqitje fantastike me spanjollet kete sezon. Ne mbrojtje ndodhen dy mbrojtesit e Atleticos Filipe Luis dhe Miranda, ndersa dy lojtaret e tjere qe plotesojne mbrojtjen e vitit jane Sergio Ramos i Realit dhe Branislav Ivanovic i Chelsea.
Ne mesfushe ndodhen dy lojtaret e kampioneve Luka Modric dhe Angel Di Maria, se bashku me kapitenin e Bayern Munich Philipp Lahm. Treshja sulmuese e ekipit te vitit perbehet nga gjermani i Dortmund Marco Reus, suedezi i PSG Zlatan Ibrahimovic dhe ylli portugez i Realit Cristiano Ronaldo.