Mbreti rikthehet ne fron
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Real Madridi ka siguruar kupën e 10 europiane pas fitores 4-1 ndaj Atletico Madrid në Lisbon të shtunën në mbrëmje. Diego Godin shënoi pas një gabimi të Iker Casillas në pjesën e parë, por Ramos vendosi balancën e lojës pak sekonda përpara mbarimit të kohës së rregullt, duke ruajtur shpresat për një fitore të skuadrës së tij.
Në më pak se 10 minuta që nga fillimi i kohës shtesë, Bale shënoi në portën e boshatisur, pasi Thibaut Courtois shpëtoi në mënyrë fantastike një top të Angel Di Marias. Ishte Marcelo ai që mbylli finalen me golin e tij, ndërsa penalltia e ekzekutuar me sukses nga Ronaldo, më shumë i shërbeu këtij të fundit.
Fitorja vendos se Ancelotti meriton tashmë çmimin si tranjeri më i mirë në Europë duke e bërë atë më të suksesshmin në historinë moderne të kompeticionit me tre Champions League të fituara. Ndërkohë që Atletico ka humbur finalen e tij të dytë në kupën më të rëndësishme europiane, ku e para daton në vitin 1974 kur u mundën 4-0 nga Bayern Munich.
Vëmëndja më e madhe përpara ndeshjes ishte e përqëndruar tek dëmtimet e Ronaldos dhe Diego Costa, por lojtarët e nisën lojën që nga minuta e parë. Eksperimenti i Simeones për të futur në lojë Costan, i cili vuante nga një dëmtim në kofshën e tij, dështoi në minutën e 9 kur lojtari u zëvendësua nga shoku i tij i skuadrës Adrian Lopez.
Në 30 minutat e para mundësitë ishin të pakta, por megjithatë Bale shpërdoroi një rast të mirë përpara portës së Atletico duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Shanci i humbur nga uellsiani, i kushtoi shumë Realit, pasi gjashtë minuta më vonë Gabi i dha avantazhin Atleticos.Në pjesën e dytë loja u zhvillua me një rendiment të lartë, ku binte në sy loja e shkëlqyer në mesfushë e lojtarit të Realit, Angel Di Maria.
Skuadrat ishin të barabarta në fushën e lojës edhe pse presioni i skuadrës së Ancelottit për të shënuar golin e barazimit ishte i madh. Sergio Ramos barazoi shifrat në minutën e 93, ndërsa Bale dhe Marcelo me golat e tyre i dhanë fund ëndrrës së Atleticos për të fituar Champions Leaguen e parë në historinë e tyre. Ai që duhet të ishte ylli i mbrëmjes mbeti në hije pothuajse gjatë gjithë lojës dhe ishte penalltia ajo që i shpëtoi finalen Cristiano Ronaldos.