e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kosova, e pafuqishme ndaj Senegalit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kosova, e pafuqishme ndaj Senegalit

Kosova pëson humbjen e dytë brenda katër ditësh. Pasi u mposht me rezultat të thellë nga Turqia, 1:6, katër ditë më parë, ekipi i Albert Bunjakut u mposht edhe nga Senegali në Gjenevë me rezultat 3:1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, kosovarët nuk arritën ta ruanin epërsinë dhe u treguan të pasigurt gjatë tërë ndeshjes.

Albert Bunjaku e kaloi në avantazh ekipin kosovar, duke shënuar me kokë, pasi më parë Kristian Nushi gjuajti nga goditja e lirë dhe topi përfundoi deri në shtyllë, për t’iu kthyer sulmuesit të Kaiserslauternit, i cili më pas shënoi me kokë. Për ish- përfaqësuesin zviceran, ky ishte goli i dytë brenda katër ditësh, pas atij të realizuar ndaj Turqisë, në humbjen 1:6.